INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu, zbulon një nga ‘’peshqit e mëdhenj’’

Donald Lu, zbulon një nga ‘’peshqit e mëdhenj’’

Publikuar më: 17:08 09-03-2018

Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka folur për krimin dhe drogën në vendit tonë dhe ka komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.
Ai thotë se Arbër Cekaj pronari i kontenierit që ku u gjet droga nga çdo këndvështrim është ‘peshk’ i madh dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.
“Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Zotin Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”- tha Donald Lu në një intervistë për News 24.

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583