INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytet në Durrës turisti nga Zvicra. Policia jep detaje për ngjarjen

Mbytet në Durrës turisti nga Zvicra. Policia jep detaje për ngjarjen

Publikuar më: 16:48 01-07-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit ku një turist nga Zvicra ka humbur jetën duke u larë në det. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin N.I 66-vjeç i cili ka pësuar infarkt teksa ka hyrë në ujë. Lajmi është bërë i ditur nga policia. "Në lagjen Nr.13, në plazh, duke u larë në det, shtetasi N.I. 66 vjeç, banues në Zvicër, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale", sqaron ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0042679309844971