INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Turqi, nis përplasja e parë me Europën dhe paralajmërimi

Zgjedhjet në Turqi, nis përplasja e parë me Europën dhe paralajmërimi

Publikuar më: 10:47 25-04-2018

Pak ditë më parë presidenti Erdogan deklaroi se Turqia në 24 ershor shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale të cilat në fakt ishin parashikuar të mbaheshin në nëntor të 2019.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Këshilli i Europës i cili ka shprehur shqetësimin e vet në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Nisur pikërisht nga sistemi i ri elektoral, Komiteti i Monitorimit pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës deklaroi se legjitimiteti i zgjedhjeve turke është në dyshim.

Gjithashtu, Komiteti shprehu shqetësim për praninë e mundshme të forcave të policisë në qendrat zgjedhore, që mund të ketë një efekt cënues tek votuesit.

Gjithsesi, Turqia u kundërpërgjigj nëpërmjet kryeministrit aktual, Binali Yildirim, posti i të cilit do të shkrihet pas zgjedhjeve.

“Këshilli i Europës duhet të shohë punën e tij. Nëse ata nuk duan të mbajnë zgjedhje, Turqia do t’i mbajë”, ka thënë Yildirim.

Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga presidenti Erdogan, që pasi aprovoi vitin e kaluar me një referendum, kalimin e një ekzekutivi me sistem presidencial, kërkon një fuqi të plotë vendimmarrëse tani.

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822