Moderatorja Enxhi Nasufi ka komentuar për herë të parë largimin e saj nga programi i mëngjesit në Top Channel, ku u përfol se kishte edhe një konfrontim fizik me kolegen e saj Neada Muça. Enxhi Nasufi ka mohuar se mes dy moderatoreve ka pasur përplasje fizike, por shton se ka pasur vetëm debate të forma mes tyre.
“E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, ka debate. Konfrontime fizike? Kurrë. U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje,” tha Nasufi.
Ndërsa po ashtu moderatorja zbuloi se nuk ka kontakte me ish-kolegen e saj dhe arsyeja sipas saj, lidhet me mënyrën se si ajo e koncepton komunikimin mes njerëzve.
“Unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë,” tha Nasufi.








19 Feb 2026 





