Pas famës dhe vemendjes së videove në Brazil nga ky edicion i BBVK të Londrimit, një moment i papritur po bën xhiron e rrjeteve sociale në Turqi, ku Londrimi tregoi hapur simpatinë e tij për aktoren turke të famshme, Demet Özdemir.
Gjatë një bisede të kapur nga kamerat, Londrimi i drejtohet në turqisht: “Demet Özdemir, seni seviyorum canım. Ne yapıyorsun sen?” (Demet Özdemir, të dua shpirt. Çfarë po bën ti?), një deklaratë e thjeshtë, por që ngjalli menjëherë reagime nga fansat e tij dhe të programit. Video u shpërnda me shpejtësi në X, ku ndjekësit komentuan dhe bënë shaka për dashurinë e hapur të banorit.
Por ajo që askush nuk e priste ishte reagimi i vetë Demet Özdemir. Nga llogaria e saj e verifikuar në X, aktorja bëri “Like” një postim ku Londrimi i shprehte ndjenjat një gjest në mbështetje të tij që tregoi se ajo e kishte parë dhe e kishte vlerësuar këtë moment.
Ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova” reaguan menjëherë, duke shpërndarë screenshot-et dhe komentet, duke bërë që ky episod të bëhet një nga më të diskutuarit online. Kjo situatë tregon se veprimet e banorëve të shtëpisë shpesh kapin më shumë vëmendje se sa mund të imagjinojnë, duke arritur deri tek vetë yjet ndërkombëtarë.









19 Feb 2026 





