INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shënoi gol dhe shkoi të festonte, por shembet tribuna dhe plagosen tifozët

Shënoi gol dhe shkoi të festonte, por shembet tribuna dhe plagosen tifozët

Publikuar më: 20:10 29-09-2018

Një numër tifozësh të Sevilla-s kanë mbetur të plagosur dhe kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për shkak se një nga tribunat ku ishin vendosur u shemb, gjatë festimeve për golin e dytë të Sevilla-s, në ndeshjen kundër Eibar-it.

Momente paniku, pas golit të shënuar nga Banega në minutën e 59-të, me argjentinasin që shkoi të festonte me tifozët, por shkallët nuk e mbajtën peshën e njerëzve që ishin afruar te hekurat rrethues.

Shumë tifozë ranë në fushë dhe disa prej tyre u transportuan për në spital, për ndihmë mjekësore, para se ndeshja të riniste.

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584