INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sevilla dhe Manchester United ndahen në “paqe”, Shakhtar fiton me përmbysje ndaj Romës

Sevilla dhe Manchester United ndahen në “paqe”, Shakhtar fiton me përmbysje ndaj Romës

Publikuar më: 00:04 22-02-2018

Shumë raste, shumë volum loje por në fund sfida e Ramon Sanchez Pizjuan mes Sevillas dhe Manchester United prodhoi vetëm një barazim pa gola që la gjithçka të hapur përsa i përket kualifikimit për takimin që do të zhvillohet pas 3 javësh në Old Traford. Fitore me përmbysje në sfidën e tjetër të raundit të 1/8-ave me Shakthar Donetsk që në Ukrainë kaloi 2-1 Romën.

Në Andaluzi Sevilla dominoi me lojë ndaj Djajëve të Kuq për pjesën më të madhe të kohës, por në pjesën e parë David De Gea me ndërhyrjet e tij ishte thjeshtë fantastic. Në fraksionin e dytë Lukakut iu anullua një gol për pozicion jashtë loje ndërkohë që vendasit nuk kishin saktësinë e duhur në finalizim me Montellën e Mourinhon që në fund duhet të kënaqeshin me një barazim pa gola.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Lviv goli i talentit turk Under nuk i mjaftoi Romës pasi në pjesën e dytë Shakthari përmbysi rezultatin duke marrë një fitore me peshë falë golave të sulmuesit argjentinas Facundo Ferreyra dhe mesfushorit brazilian Fred.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438