INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liverpool-Sevilla është finalja e Europa League

Liverpool-Sevilla është finalja e Europa League

Publikuar më: 23:01 05-05-2016

Janë percaktuar edhe ekipet finaliste të kompeticionit te dytë për nga rëndesia, në Europe, "Europa League". Fituesit e edicionit të shkuar, Sevilla, do të përballen me anglezët e Liverpool, ne St.Jakobs Park, ne Bazel të Zvicrës me 18 Maj.

Andaluzianët, mposhtën Ukrainasit e Shakhtar Donetsk mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-1 me dopietë të Gameiro, dhe një gol te Marianos, ndërsa për Shakhtarin, shënoi Eduardo. Perballja e parë mes tyre në Ukrainë ka përfunduar 2-2.Ndeshja mes Liverpool dhe Villareal, përfundoi me fitorën 3-0 të anglezve, me gola të Sturridge, Lalana dhe një autogol i Brunos. Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e spanjollëve me rezultatin 1-0.

Mbetet për tu parë nëse Sevilla do të mbrojtë titullin për të tretën herë rradhazi, apo Jurgen Klopp, do i dhurojë trofeun e parë Liverpool-it pas shumë kohësh.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773