INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skandal pas derbit, rrihet stafi i Partizanit

Publikuar më: 10:14 05-05-2016

Tiranës nuk i mbajnë nervat në derbin e fundit ndaj Partizanit ku në sekondat e fundit të shtesës i hoqën fitoren duke ndarë nga një pikë. Një banderolë dhe sherr mes tifozësh ka implikuar zyrtarët e klubeve pas përfundimit të ndeshjes duke shkëmbyer grushte e dhunë fizike.

Menjëherë ka ndërhyrë policia duke shoqëruar disa nga zyrtarët dhe tifozët që shkaktuan këto skena dhune që ishin kulmi i një tensioni të akumuluar gjatë gjithë sezonit dhe veçanërisht një kalvari të gjatë situatash të këtij derbi.

Në këtë video shihet se si është dhunuar drejtori sportiv i Partizanit, Dritan Dervishi. Disa persona e qëllojnë atë me shqelma dhe grushta.

Për ngjarjen Policia ka shoqëruar 10 vetë, një prej tyre edhe drejtori teknik i Tiranës, Dejvi Muka. Ndërkohë Klubi i Partizanit ka dënuar dhunën në ndeshjen që përfundoi 2-2, duke shtuar se Tirana nuk respekton as traditën e shqiptarit, mikpritjen.

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824