INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Një grusht dhe do të shohësh trupin tënd të përplaset...'

'Një grusht dhe do të shohësh trupin tënd të përplaset...'

Publikuar më: 20:58 29-09-2018

“Nuk më ka trembur asnjë rival, nuk më tremb as Fury. Kjo është një sfidë e mirë për mua, për të dy ne, pasi jemi dy boksierë të pamposhtur dhe është një përballje që gjeneron shumë të ardhura, që fansat e dëshirojnë”, u shpreh Deontay Wilder, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC.

Ai do të mbrojë titullin kampion të kategorisë WBC më 1 dhjetor në Los Anxhelos, ndaj një rivali të fortë, që ashtu si ai nuk ka asnjë humbje. “Kam mundur Klitschko në Gjermani, tani do të mund Wilder në Amerikë”, tha Fury.

Por nuk është dakord me këtë deklaratë kampioni i botës, që më tej shtoi: “Të premtoj se kur të jemi së bashku në ring, do të më mjaftojë nëj grusht dhe do ta shohësh veten të tendosur pas litarëve të ringut. Unë jam kampioni i botës dhe do të qëndroj i tillë”, tha Wilder.

Dy boksierët do të dalin ditën e hënë para mediave në konferencën e parë për shtyp, e cila do të zhvillohet në Nju Jork e pas disa ditësh në Los Anxhelos, në qytetin ku dhe doi të zhvillohet kjo përballje e madhe. Dy boksierët janë takuar më parë edhe më 22 gusht, ditën kur Fury mundi Pianetta dhe konfirmoi marrëveshjen për sfidën ndaj Wilder.

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881