INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas rikonfirmimit si kampion, Joshua tregon rivalin e radhës

Pas rikonfirmimit si kampion, Joshua tregon rivalin e radhës

Publikuar më: 12:52 23-09-2018

Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar pas triumfit ndaj Alexander Povetkin se objektivi i tij i radhës, për duelin e 13 prillit, është amerikani Deontay Wilder.

Një përballje që do të sillte unifikimin e titujve kampionë bote në këtë Divizion, pasi Joshua mban trofetë e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder atë të kategorisë WBC.

Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierën, mposhti të shtunën me “KO” në raundin e shtatë rusin Povetkin dhe pas duelit tha: “Ajo që më intereson më shumë tani është sfida e 13 prillit, sërish këtu para fansave të mi, në “Wembley”. Objektivi im kryesor, rivali im numër 1 mbetet Wilder, kaq. Nuk më pëlqen të flas për numrin 2 apo 3. Wilder dhe kaq”, - u shpreh Joshua.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051