INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekordi i ri që do të vendosë Messi sonte në Barcelona-Girona

Rekordi i ri që do të vendosë Messi sonte në Barcelona-Girona

Publikuar më: 12:14 23-09-2018

Në tetor 2004, teksa Barcelona po luante përballë Espanyol, Frank Rijkaard vendosi që të bënte një ndryshim në formacion dhe hodhi në fushë Lionel Messi-n. Në atë moment, lindi një legjendë e futbollit spanjoll, por edhe atij botëror.

Sot, 442 ndeshje më vonë dhe një numër të pafundëm arritjesh personale, ylli argjentinas do të shtojë në listën e tij një tjetër rekord. Në ndeshjen përballë Girona, 31-vjeçari do të shndërrohet në lojtarin me më shumë paraqitje në La Liga, i cili thyen rekordin e vendosur nga Dani Alves.

Në 15 sezone radhazi, ai ka fituar 320 ndeshje, numëron 66 barazime dhe 37 humbje, ku dhe ka shënuar 386 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionatit Spanjoll.

Article Logic
Execution time: 0.0032291412353516