INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gol i veçantë i Shkëlzen Gashit në Amerikë, a është e drejtë? [VIDEO]

Gol i veçantë i Shkëlzen Gashit në Amerikë, a është e drejtë? [VIDEO]

Publikuar më: 11:45 23-09-2018

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Shkëlzen Gashi ka shënuar një gol të bukur në kampionatin amerikan, edhe pse ka shfrytëzuar momentin kur portieri po orientonte të tijtë në mur.

Gashi po luan për skuadrën e Colorado Rapids dhe u kthye në protagonist kryesor në ndeshjen e humbur nga ekipi i tij në transfertë me rezultatin 2-1 kundër Columbus Creë.

Sulmuesi shqiptar realizoi në mënyrë të çuditshme. Ekipi i tij kishte fituar një goditje dënimi rreth 25 metra larg portës. Në momentin që portieri kundërshtar po vendoste murin e lojtarëve, shqiptari gjuan dhe e pushon topin në rrjetë.

Goli i tij shkaktoi polemika të mëdha, pasi nuk ka të bëjë fare me “fair play”-n. Në fund të ndeshjes fitorja e ekipit kundërshtar nuk nxiti të tjera polemika, pasi skuadra e Colorado Rapids humbi sërish.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596