INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmimet për Shkëlzen Gashin bien si pikat e shiut, jo vetëm Lojtar i Vitit! [FOTO]

Çmimet për Shkëlzen Gashin bien si pikat e shiut, jo vetëm Lojtar i Vitit! [FOTO]

Publikuar më: 17:21 02-11-2016

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare po përjeton një moment magjik në aventurën e tij amerikane me Colorado Rapids.

Vetëm një javë më parë ai bëri publike një foto në Insta ku i lajmëronte të gjithë se ishte shpallur lojtari i vitit tek skuadra amerikane dhe duket se ky ishte vetëm fillimi. Është sërish futbollisti me numër 11 që bën me dije se ka marrë edhe dy çmime të tjera, saktësisht “Këpucën e Artë” dhe “Lojtari i Preferuar i Fansave”. Pavarësisht se luan prej vetëm një viti kalendarik në radhën e Colorado Rapids Gashi ka hyrë shumë shpejt në zemrat e tifozëve nëpërmjet golave dhe paraqitjeve shumë të mira në fushën e blertë. Ai shënoi gjatë këtij sezoni 9 gola në 26 ndeshje, përpos asisteve dhe performancave të mira në lojë.

shkgash.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003075122833252