INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana prezanton trajnerin e ri të skuadrës Mirel Josa

Tirana prezanton trajnerin e ri të skuadrës Mirel Josa

Publikuar më: 14:47 02-11-2016

Presidenti i Tiranës, Refik Halili doli në një konferencë me mediat për të prezantuar trajnerin e ri të bardhebluve, Mirel Josa, por edhe për të argumentuar largimin e Ilir Dajës.

Halili tha se largimi i Dajës ishte një sakrificë e madhe që bëhej për një të mirë më të madhe për skuadrën.

Ai tha se Tirana ka nevojë për Dajën, të cilit i është ofruar trajnimi i skuadrës së moshave. Pikërisht këto të fundit do të jenë edhe shtylla e Tiranës së të ardhmes.

Halili bëri për herë të parë publik rregullin që klubi nuk do të nënshkruajë kontratë me lojtarë mbi 28 vjeç dhe do të përqendrohet më shumë tek lojtarët e ekipeve zinxhirë.

“Do të përqendrohemi tek akademia dhe ekipi i moshave, pas 12 vitesh që nuk dilte kampion, vjet u shpallën kampionëve të moshave”, deklaroi Halili.

Article Logic
Execution time: 0.0017850399017334