INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHEMBJA e banesave tek Petro Nini/ Klithmat e banorëve, përlotin policinë në krye të detyrës [FOTO]

SHEMBJA e banesave tek Petro Nini/ Klithmat e banorëve, përlotin policinë në krye të detyrës [FOTO]

Publikuar më: 15:08 11-03-2019

Një situatë e tensionuar u regjistrua paraditen e sotme, si pasojë e një aksioni të ndërmarrë për prishjen e një banese, në të cilën jetojnë 3 familje.

Me vendim të gjykatës pas shembjes së godinës, trualli do t'u rikthehet ish pronarëve. Ndërsa familjarët të cilët shprehen se jetojnë në atë banese prej më shumë se 75 vitesh pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt dhe se nuk ekzistojnë pronarë të tjerë.

Situata u bë tejet e rëndë, ku disa gra u shtrinë në tokë në shenjë proteste për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Ndërkohë, prezentë ishin edhe fëmijët.

Ndonëse ndodheshin në krye të detyrës, kjo situatë e shoqëruar me britma ka bërë që disa prej efektiveve të shfaqen me lot në sy, ndërsa mundohen të qetësojnë familjarët.

me_lot.jpg

police_me_lot.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721