INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna në stadiume, Lleshaj: Rikthimi i policisë ka kosto,tifozët të identifikohen

Dhuna në stadiume, Lleshaj: Rikthimi i policisë ka kosto,tifozët të identifikohen

Publikuar më: 13:46 11-03-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, foli në mbledhjen e mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë. Ai ka pranuar se do të ketë diskutim për rikthimin e policisë në stadium. Sipas Lleshit rikthimi i policisë ka një faturë dhe duhet paguar si dhe duhet që tifozët të identifikohen, pasi nuk do të ketë shumë punë.

“Ne kemi policinë më të vogël në rajon dhe kemi shumë pak policë dhe shumë probleme. Duhet të ketë faturë që duhet paguar dhe nëse ka kompetenca, ka vështirë të përballojë volumin e sportit në vend dhe na duhen 700 policë për këtë çështje, ka orë shtesë dhe kapacitet shtesë.

Duhet të ndërhyjmë edhe në organizimin pasi janë shumë çështje. Ne kemi turma në stadium dhe jo individë. Duam tifozë të identifikuar në stadiume pasi nuk do shumë punë”, u shpreh Lleshaj.

Po në këtë mbledhje kryeministri Rama propozoi burg deri në tre vite dhe  përjashtim përjete për ata që futen në fushë.

Mbledhja mes qeverisës dhe FSHF vjen pak ditë pasi një tifoz hyri në fushë dhe dhunoi arbitrin e ndeshjes Kamza-Laci. Por episodet e dhunës në futbollin shqiptar janë të shpesht.

Article Logic
Execution time: 0.0041770935058594