INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish ‘rrjedhje’ nga PD, një tjetër kandidat do të marr mandatin

Sërish ‘rrjedhje’ nga PD, një tjetër kandidat do të marr mandatin

Publikuar më: 13:12 11-03-2019

Ditën e sotme 6 kandidatë të PD-LSI do të marrin mandatin nga KQZ për të zëvendësuar deputetët që kanë vendosur të djegin mandatet.

Por këtë të hënë një tjetër kandidatë i shtohet ‘tradhëtarëve” të cilësuar kështu nga kreu i PD-së Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi.

Alban Zeneli, ish-deputet i Kukësit në legjislaturën 2013-2017, ka pranuar të futet sërish në Parlament për të zëvendësuar Flamur Nokën.

Zeneli ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë kërkon marrjen e mandatit në siglën e Partisë Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492