INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania ‘blindon’ kufirin shqiptar

Gjermania ‘blindon’ kufirin shqiptar

Publikuar më: 17:49 08-03-2019

Policia gjermane i ka dhuruar policisë shqiptare 10 automjete të reja për ruajtjen e kufirit shqiptar. Automjetet në total kapin shifrën e mbi 300 mijë eurove.

Zëvëndësdrejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, duke folur për aspekte teknike të mjeteve dhe pajisjeve të dhuruara nga qeveria gjermane, bëri me dije se, “Policia Federale Gjermane dhuron 10 automjete të reja tip “Dacia” për strukturat e Policisë Kufitare dhe të Migracionit në të gjithë vendin, në një vlerë prej 134.000 euro, duke bërë të mundur, që këto struktura brenda një harku kohor prej pothuaj një viti të pajisen me 40 automjete të reja”.
Ndërsa ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë znj. Susanne Schutz, veç ndihmës në sigurinë kufitare, tha se vendi që ajo përfaqëson mbështet Shqipërinë edhe për luftën kundër krimit.
“Krahas kësaj ne do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me ju dhe Policinë e Shtetit në fushën e luftës kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar. Në të dy rastet ky është një kontribut për sigurinë tonë të përbashkët në Europë” tha ambasadorja gjermane.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059