INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjeku i njohur reagon për dhunën ndaj buzave të bardha, do përfundoni tek NALLBANI

Mjeku i njohur reagon për dhunën ndaj buzave të bardha, do përfundoni tek NALLBANI

Publikuar më: 17:58 08-03-2019

Ditët e fundit ka patur shumë rasteve të dhunës ndaj bluzave të bardha. Mjeku i QSUT Tritan Kalo ka reaguar ashpër.

Kalo jep një mesazh ironik.
Ne NUK jemi përgjegjës për hallet tuaja ekonomike e sociale, sepse vetë ne ndajmë të njejtat shqetësime mes nesh si edhe ju. Jemi edhe ne familjarë dhe jetën e përballojmë si të gjithë shqiptarë. Nëse keni nevojë të mjekoheni, me këtë ritëm dhune që keni nisur të ushtroni ndaj NESH, një ditë do të përfundoni për ndihmë te NALLBANI ose në Klinikat e Veterinerëve, ku trajtohen gjallesa të tjera, por jo “Homo sapiens”, shkruan mes të tjerash në mesazhin e tij Tritan KALO.

MESAZHI I PLOTË I TRITAN KALOS:

STOP DHUNËS ndaj bluzave të bardha dhe të gjithë personelit mjeksor….JU keni përballë motrat dhe vëllezërit tuaj dhe jo “armiqtë tuaj”…
UNË e kuptoj se POLITIKA në këto 28 vite të tranzicionit DEMON-KRATIK, qëllimtazi e ka adresuar mërzitjen nga hallet e juaja të shumta ndaj nesh, POR mos u bëni pre e kësaj politike të prapshtë…
Ne NUK jemi përgjegjës për hallet tuaja ekonomike e sociale, sepse vetë NE ndajmë të njejtat shqetësime mes nesh si edhe ju….Jemi edhe ne familjarë dhe jetën e përballojmë si të gjithë shqiptarët… Nëse keni nevojë të mjekoheni, me këtë ritëm dhune që keni nisur të ushtroni ndaj NESH, një ditë do të përfundoni për ndihmë te NALLBANI ose në Klinikat e Veterinerëve, ku trajtohen gjallesa të tjera, por jo “Homo sapiens”….Vetëm në një ditë mbi 800 individë paraqiten për ndihmë në Urgjencat e QSUT-së, pa llogaritur qindra e qindra konsulta specialistike….Po në rang Repubilke sa nevojtarë paraqiten në Poliklinikat e lagjeve e të Fshtarave, si dhe në Spitalet Rajonale e ato Bashkiakë, me mijra e mijra….EDHE kur shteti u shkërmoq plotësisht në 1997, të vetmit që ishin në krye të detyrës ishim NE, mjekë, infermjerë dhe laborantë…
Shërbimi mjeksor i urgjencës apo jo, ka rregullat e veta të dhënies së ndihmës mjeksore dhe nuk është han me shumë porta…..Mes nesh mundet të ketë edhe individë jo të ndërgjegjëshëm, por mosdakordësitë me ta zgjidhen vetëm e vetëm në institucionet përkatëse, dhe jo me dhunë….NËSE ne nuk ju shërbejmë nisur nga MOSRESPEKTI e MOSMIRËNJOHJA e juaj, MOS do t’ju shërbejnë dhe do t’ju mjekojnë deputetët, gjykatësit, prokurorët, ministrat, punonjësit e administratës publike lokale apo qëndrore…MOS na detyroni t’ju lëmë pa ju shërbyer, një, dy, tre apo më shumë ditë, sepse edhe ne kemi përgjegjësi për punën tonë dhe kemi jo pak shqetsime mbi shpatullat tona si mjekë, infermjerë apo laborantë.
Spitalet duhet të konsiderohen sikundër Parlamenti dhe Zyrat qëndrore të Shtetit, ndaj ato edhe duhet të ruhen e sigurohen si të tilla.....SHPRESOJ se "il poppolo Albanese" do të mundet të reflektojë në kohën dhe në masën e duhur, sepse EDHE durimi e mirëkuptimi ynë e ka një kufi !!!

 

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377