INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Luftë'' platformave teknologjike, Senatorja amerikane Warren: Të mësojnë ç’është bindja

''Luftë'' platformave teknologjike, Senatorja amerikane Warren: Të mësojnë ç’është bindja

Publikuar më: 15:02 11-03-2019

Më shumë kontroll për të gjithë gjigantët e teknologjisë si Amazon Facebook dhe Google. Të paktën këtë shpreson të realizojë senatorja demokrate Elizabeth Warren nëse arrin të fitojë zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2020.

Politikania 69 vjeçare është shprehur se ka ardhur koha që të mëdhenjtë e teknologjisë të mësojnë ç`është bindja. Warren shton se duke vënë nën kontroll platformat teknologjike do të rritet konkurrenca dhe do të ketë një treg më të gjerë. Për më tepër përpara simpatizantëve demokratë të mbledhur në Queens të New York-ut, Warren ka theksuar se i ka ardhur “në majë të hundës” shfrytëzimi që bëjnë këta lloj miliarderësh.

“Çështja është se mundësia për të bërë më të mirën, për të dalë me një ide të jashtëzakonshme dhe për t’u munduar me mish e me shpirt që ajo të realizohet, për të qenë në gjendje të konkurrojnë në një nivel shansesh të barabarta, njerëzve po u hiqet nga këta gjigantë të platformave. Ndaj, ideja ime është që ata të vihen nën kontroll dhe në këtë mënyrë do të kemi më shumë konkurrencë dhe një treg më të fuqishëm në Amerikë. Kështu duhet të funksionojë kapitalizmi”, tha Warren.

Plani i saj “rregullues” parashikon zhbërjen e bashkimit të disa kompanive të fushës dhe synon t’ua ndalojë të tjerave konkurrimin në platformat e veta, me shpresën se kjo do të nxisë konkurrencën dhe do të mbrojë biznesin e vogël.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488