INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefi i NATO-s mesazh opozitës para protestës: Duhet dialog, jo dhunë

Shefi i NATO-s mesazh opozitës para protestës: Duhet dialog, jo dhunë

Publikuar më: 16:15 02-06-2019

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin në lidhje me situatën politike në vend duke bërë thirrje për dialog.

“Është kënaqësi e madhe që kthehem përsëri në Tiranë. Shqipëria ka qenë një anëtarë shumë e vyer në NATO. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet e tyre.KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE dhe ne duam që ky proces të vijojë. Ne demokraci do ketë gjithmonë debate.

Kjo nuk është dobësi por dhuna bie ndesh me vlerat tona. I bëj thirrje aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje për të vijuar në rrugën e integrimit që problemet të zgjidhen përmes dialoguar për shkak se kjo kontribuon për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh Stoltenberg.

Article Logic
Execution time: 0.003180980682373