INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Asnjë hap pas’, Basha reagon pas thirrjes së shefit të NATO-s [VIDEO]

‘Asnjë hap pas’, Basha reagon pas thirrjes së shefit të NATO-s [VIDEO]

Publikuar më: 17:25 02-06-2019

Pak pasi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, i bëri thirrje opozitës të futet në zgjedhje dhe të heqë dorë nga dhuna, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në facebook, Basha shkruan se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryetari i PD.

Përmes një videoje, Basha shkruan se “Fëmijët e shqiptarëve janë pa bukë dhe po u prishen shtëpitë. Thika e pushtetit ka prekur palcën, ndaj nuk ka kthim pas.”

Opozita kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0025970935821533