INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish bojkotohet mësimi, studentët në protestë para Kryeministrisë, bashkohen edhe ata të Korçës

Sërish bojkotohet mësimi, studentët në protestë para Kryeministrisë, bashkohen edhe ata të Korçës

Publikuar më: 10:04 17-12-2018

Studentët sërish sot do të dalin në protestë, në ditën e 13-të. Kjo protestë është paralajmëruar se do të jetë e madhe, pasi ka pasur thirrje ndaj të gjitë shqiptarëve që të dalin dhe t’i mbështesin studentët. 

Ndërkohë, është interesant fakti që këtë të hënë kanë paralajmërur për pjesëmarrje edhe të rinjtë e formumeve politike.

Deri në këto momente, studentët kanë qenë të vendosur që të mos lejojnë elementë politikë në protestën e tyre, po se çfarë do të ndodh sot, kjo pritet të shikohet.

Studentët do të nisen nga fakultetet e tyre e më pas në këmbë do marshojnë drejt Kryeministrisë. Kjo do të thotë që disa rrugë do të jenë të bllokuara për të paktën 1 orë.
Ndërkaq, rreth 200 studentë nga Universiteti i Korçës janë nisur drejt Tiranës, për t’u bashkuar me ata të Tiranës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941