INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NUK NDALEN PROTESTAT/ Banorët e Shijakut bllokojnë rrugën dhe i vënë flakën...

NUK NDALEN PROTESTAT/ Banorët e Shijakut bllokojnë rrugën dhe i vënë flakën...

Publikuar më: 12:40 16-12-2018

Banorët e Shijakut janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm për gjendjen e keqe te rrugës. Ata kanë bllokuar aksin Shijak-Durrës duke mos lënë të kalojë asnjë makinë. Gjatë protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën me kazanë plehrash duke i vënë më pas flakën.

Qytetarët protestojnë për gjendjen e vështirë të rrugës që lidh qytetin e tyre me Durrësin. Po ashtu protestuesit kundërshtojnë edhe çmimin e lartë të naftës.

Prej disa ditësh në disa qytete të vendit janë organizuar protesta, kryesisht për kundërshtimin e çmimit të naftës.

Article Logic
Execution time: 0.0022208690643311