INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër opozita në protestë, studentët paralajmërojnë në IN TV: Mos të bëjnë provë! [VIDEO]

Nesër opozita në protestë, studentët paralajmërojnë në IN TV: Mos të bëjnë provë! [VIDEO]

Publikuar më: 19:02 16-12-2018

Sikundër 11 ditët e tjera, sërish sot studentët u mblodhën para Kryeministrisë me 8 kërkesat e tyre. Ndryshe nga herë të tjera pjesëmarrja ishte më e ulët, për shkak se shumë prej tyre kanë ikur pranë familjeve. Në 11 ditët e para, studentët kanë qenë të prerë që politika t’u rri larg. Por duket se situata ka ndryshuar në ditën e 12, pasi ditën e nëserme pritet një protestë shumë më e madhe dhe atyre do t’u bashkohen dhe të rinjtë e forumeve politike. Për IN TV disa studentët thonë se kushti është që ata të mos marrin fjalën, ndërsa të tjerë nuk duan që ata që bëhen pjesë e protestës.

"Nëse anëtarët e LSI-së vijnë në mbështetje të kauzës sonë atëherë i pranojmë. Nëse ata vijnë e mbajnë fjalime politike për përfitime partiake, ne nuk di t’i lejojmë, do u hiqet fjala", thotë një student.

"Protesta jonë nuk është partiake. Nëse dikush do i bashkohet kauzës tonë studentore është i mirëpritur, por askush tjetër”, shprehet një studente.

"Kemi dëgjuar deklarata nga partitë politike si Luli e Monika që duan të vijnë këtu por mos bëjnë provë që të vijnë sepse do e marrin vesh shumë mirë përgjigjen", thekson një protestues.

"Që në fillim e kemi thënë, ne jemi apolitikë, studentët nuk kanë përfaqësues, studentët jemi vetëm ne. Do i përzëmë, do të përdorim çfarë të jetë e mundur. Ama ata me ne nuk kanë punë", thotë një studente tjetër.

Protesta studentore ka gjetur mbështetje të madhe edhe nga studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit. Këtë herë janë studentët e ‘The Harvard College’, që mbështesin fuqimisht kërkesat e studentëve shqiptarë dhe solidarizohen me kauzën e tyre.

Po kryeministri Edi Rama dhe sot ka përsitur disa herë thirrjen për dialog. Një prej memeve lidhet me një poster që studentët mbajnë në dorë me foton e Lulzim Bashës. Rama bën këtë koment:

“S'jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s'dua dialog, plotëso kërkesat se s'dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s'vij! E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë. As negociata. DIALOG"”, shkruan Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038762092590332