INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Humbjet në arsim! Raport i fundit demografik, zbulon shkaktarët...[VIDEO]

Publikuar më: 11:36 16-12-2018

Numri i të arsimuarve në Shqipëri ulet nga cikli në cikël. Ky është konkluzioni i studimit më të fundit Demografik dhe Shëndetësor, që u realizua nga INSTAT, disa instucione publike dhe organizma ndërkombëtare mes tyre dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë . Bazuar në gjetjet e studimit bie në sy që niveli arsimor ka një lidhje të fortë me situatën ekonomike të individëve. Tre të katërtat e fëmijëve ndjekin programe edukimi çerdhe dhe kopështe. Mbështejen më të madhe fëmijëve të ja japin nënat. Arsimin bazë e kanë përfunduar mesatarisht 93% e të anketuarve. Ndërsa rezultatet për arsimin e mesëm lidhen me mirëqënien e familjeve. Atë e kanë përfunduar 66% e nxënësve që jetojnë në familje të varfëra përkundrejt 88% të atyre që jetojnë në familje të pasura. Po problemi thellohet nëse sheh rezultatet për arsimin e lartë. Mestararisht 20% e përsonave të moshës nga 15-49 vjeç ndjekin apo kanë përfunduar universitetet. Po vajzat janë më të shkolluara, pasi 26% e tyre kanë mbaruar shkollat e larta, kurse tek djemtë është më e ulët me 21%.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939