INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje shqiptarëve: Bashkohuni me studentët në protestë!

Basha thirrje shqiptarëve: Bashkohuni me studentët në protestë!

Publikuar më: 13:31 17-12-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në shesh para Kryeministrisë për t’i mbështetur studentët.

“Sot është protesta e studentëve. PD e mbështet dhe është me shpirt dhe mendje. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t'i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon”, tha ai, duke theksuar se PD është kundët ligjit për arsimin e lartë dhe tregoi arsyen pse në momentin e votimit nuk e çoi në Gjykatë Kushtetuese. “Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese është e kapur. Thirrja jonë sot është që të bashkohen të gjithë shqiptarët me studentët”, tha ai në një deklaratë pas mbledhjes së grupit.

 

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749