INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD-së i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për Vettingun

PD-së i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për Vettingun

Publikuar më: 12:39 05-10-2016

Partisë Demokratike ka ankimimua Vetting-un në Gjykatën Kushtetuese. Në kërkesën që iu dërgua Kushtetuese, PD thotë se ligji i Vlerësimit bie ndesh me Kushtetutën në disa aspekte dhe se organet e reja të vlerësimit vihen nën mbikëqyrjen e kontrollin e qeverisë. PD i kërkon gjithashtu që të marrë në konsideratë edhe mundësinë që pezullimi i ligjit dhe  të shoqërohet me kërkesë për mendim nga Komisioni i Venecias për detajet dhe rregullimet shtesë që ligji bën mbi standardet dhe procesin e rivlerësimit.

Ankimimi u dorëzua sot në drekë në Gjykatë Kushtetuese nga deputetët demokratë Oerd Bylykbashi dhe Gert Bogdani.

Sipas PD-se  ligji nr. 84/2016, bie ndesh me Kushtetutën, në disa pika:
1.    Organet e reja të vettingut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, si psh. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave_.

2.    Ndërhyrja me rol aktiv i institucioneve të treta, të varura apo nën ndikimin e politikës apo pushtetit ekzekutiv, përbën cenim të kompetencës kushtetuese të organeve të rivlerësimit, si dhe rrezik potencial të përfitimit politik nga procesi të mazhorancës aktuale, duke cenuar në këtë mënyrë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Ligji ka asgjësuar thelbin dhe frymën e dispozitave kushtetuese, sepse kontrollin dhe hetimin në procesin e rivlerësimit e ka zhvendosur nga organet e krijuara rishtas dhe të konceptuara si organe të pavarura (Komisionerët Publikë, KPK dhe Kolegji i Apelimit), tek organet ekzistuese, jo kushtetuese, të pareformuara dhe të kontrolluara nga Qeveria, sic janë ILDKPKI_, DSIK_, Shkolla e Magjistraturës, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ministria e Brendshme_.

3.    Ligji cenon parimin e barazisë përpara ligjit, standardet e procesit të rregullt ligjor, si dhe parimin e llogaridhënies së organeve kushtetuese, si element thelbësor i shtetit të së drejtës. Nga mënyara sesi është konceptuar procesi i vlerësimit, ligji krijon një pseudoproces të rivlerësimit, i cili dhunon haptazi elementët dhe standardet thelbësore kushtetuese. Vecanërisht, procesi dhe standardet e kontrollit të figurës cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ligji dhunon standardin kushtetues për të mos deklaruar fajtor dikë mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme, duke lënë hapësirë për subjektivizëm dhe selektivitet në procesin e vettingut.

4.    Ligji dhunon parimin e sigurisë juridike sepse teksti i normave të tij është i paqartë, konfuz dhe në raste të caktuara edhe kontradiktor. Ligji krijon mundësi që në praktikë të ketë ngërc institucional, zvarritje të procesit, konflikte kompetencash, ndjekje të praktikave jo uniforme dhe pengesa të tjera, që do të minojnë thelbin e procesit të rivlerësimit.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi pasi dorëzoi kërkesën tha se me ligjin e Vettingut duke shkelur Kushtetutën, Edi Rama kërkon kontrollin e gjyqtarëve.

“Rama kërkon që kontrollin e gjyqtarëve ta bëjnë gjyqtarët e lartë të PS, Alket Hyseni, Arben Seferi, një anëtar tjetër i PS. Me levat e tij, Rama do të vendosë se kush gjyqtar duhet të ikë dhe kush ministër duhet gjykuar. Ky është krim kushtetues dhe në kundërshtim të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias,” – tha Bylykbashi.

Article Logic
Execution time: 0.004101037979126