INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nevoja për ringritjen e PD-së. Eduart Selami bën këtë propozim

Nevoja për ringritjen e PD-së. Eduart Selami bën këtë propozim

Publikuar më: 13:48 25-04-2018

Një prej themeluese dhe rivali i Lulzim Bashës për garën e kryetarit të Partisë Demokratike, Eduart Selami bën një analizë të situatës së brendshme në të cilën ndodhet partia. Edhe pse pak ditë më parë u miratuan ndryshimet statuore, selami thotë se tashmë partia demokratike ka nevojë për një platformë për ringritjen e saj.
Eduart Selami:
“Një platformë reale e cila se si duhet ringritur partia demokratike por dhe e djathta shqiptare”.
Kritikët brenda partisë demokratike vetëm sa janë shtuar gjatë kësaj kohe, por duart selami ka një mesazh për të gjithë ata.
Eduart Selami:
“Unë nuk jam në këtë pikë që ti o do ti marrësh të gjitha ose tërhiqesh. Kontributi jepet edhe duke i pasqyruar disa. Dhe shpesh herë kam pasur kënaqësinë që ato ide që unë i kam patur janë marrë edhe nga kundërshtarët. Edhe të gjitha le ti marrin. Faleminderit”.
Megjithatë për selamin shqetësuese është mungesa e analizës për humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin e shkuar.
Eduart Selami:
A humbën ne në mënyrë më spektakolare. Çfarë kërkuam. Hajde e bëjmë analizë. Jo tha zgjedhim një herë të mos çahemi dhe pastaj të bëjmë analizë. Kaluan 10 muaj dhe ka ndodhur asgjë”.
Por pavarësisht situatës në të cilën ndodhet PD, selami thotë se do të vijojë që të japë kontributin e tij për forcimin dhe reformimin e partisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032291412353516