INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet as Rama, edhe pse i ka  poshtë zyrës, fton studentët për dialog: Ju gjymtuan...[FOTO]

Nuk ndalet as Rama, edhe pse i ka poshtë zyrës, fton studentët për dialog: Ju gjymtuan...[FOTO]

Publikuar më: 12:42 17-12-2018

Studentët protestojnë sot për të 13 ditë. Ata kanë nisur protestën e sotme duke bllokuar disa rrugë të kryeqytetit dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë. Edhe pse një pjesë e tyre ndodhen poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, ky i fundit reagon përmes një postimi në instagram për protestën e sotme.

Rama thotë se politika e opozitës ka gjymtuar protestën dhe i fton sërish në dialog.

"Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s'ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s'jeni më aty, jo vetëm që s'do t'i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU?? Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t'ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin"

rmareagon.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211