INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Po bëni si Lulzim Basha'/ Rama i përgjigjet sërish studentëve: Në fund fare do humbisni...

'Po bëni si Lulzim Basha'/ Rama i përgjigjet sërish studentëve: Në fund fare do humbisni...

Publikuar më: 14:06 16-12-2018

Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur sërish studenteve që po protestojnë para Kryeministrisë në ditën e 12-të.

Kësaj radhe në një mesazh në Twitter ka thënë se studentët po bëjnë si Lulzim Basha, i cili sipas tij u mbyll në çadër dhe nuk pranonte të dialogonte.

“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!?

Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij!E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë?As negociata?DIALOG”, shkruan Rama në Twitter.

ramasiluli.png

Article Logic
Execution time: 0.0030651092529297