INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve, Rama: Një grusht njerëzish duan të pengojnë Dialogun

Protesta e studentëve, Rama: Një grusht njerëzish duan të pengojnë Dialogun

Publikuar më: 12:11 15-12-2018

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka cilësuar protestën që po zhvillohet para godinës së kryeministrisë si një farsë të organizuar nga një barrikadë absurde kundër Dialogut. Sipas tij grusht një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut po mbajnë peng mijëra studentë.
Postimi Edi Ramës
Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë! Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s'ka bërë vaki kurrë që t'i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i'a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë?Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s'ka për të zgjatur sa ka zgjatur. Dialogu do zhbllokohet, Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin?

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957