INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rektori Koni i ashpër ndaj Ramës: Po shantazhon. Reagon kryeministri: E mëshiroj pafytyrësinë Tuaj!

Rektori Koni i ashpër ndaj Ramës: Po shantazhon. Reagon kryeministri: E mëshiroj pafytyrësinë Tuaj!

Publikuar më: 13:01 14-12-2018

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar ashpër për deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë. 

Rama tha dje në takimim me drejtues të fakulteteve dhe universiteteve publike në vend se rekotori Koni është arratisur.
Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Rektori Koni, që në një reagim këtë të premte shprehet se, kryeministri kërkon fajtor pa faj, ironizon dhe shantazhon.

Një pjesë nga deklarata e Rektorit të Universitetit të Tiranës

"I detyruar nga akuzat tepër të rënda dhe sjellja e Kryeministrit ndaj personit tim në takimin e ditës së enjte, datë 13 Dhjetor 2018, të mbajtur me autoritetet drejtuese të fakulteteve dhe universiteteve publike në vend, ju bëj me dije se;
Në fakt është shumë e kuptueshme arsyeja dhe qëllimi i gjithë çfarë është bërë gjatë këtyre ditëve në adresën time dhe që në fakt ka filluar shumë kohë më parë. Këtë e kam ndjerë dhe e kam kuptuar shumë qartë.
Të mundohesh të ndryshosh rrjedhën e gjërave, të mundohesh të gjesh dhe të bësh “fajtor” pa faj, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar që tregon vetëm frikë dhe asgjë tjetër.
Akuzat që ju bëni, tregojnë shumë qartë se Ju nuk e njihni ligjin e arsimit të lartë 80/2015.
Të njëjtën gjë bëni edhe me çështjen e tarifës së provimeve të mbartuara të studentëve, për të cilën, Senati Akademik i UT, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosjen e saj.
Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë, duke mos i dhënë mundësinë askujt, në rastin konkret mua, të shprehem dhe të them të vërtetën se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës".

Ky qëndrim i Rektorit të Universitetit të Tiranës solli reagimin e kryeministrit Rama.

"Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m'i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju", shkruan Rama në Twitter.

edi_rama_per_rektorin.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0019240379333496