INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakmarrja e nuses, zbulon mesazhet e të fejuarit me të dashurën dhe i lexon në altar

Hakmarrja e nuses, zbulon mesazhet e të fejuarit me të dashurën dhe i lexon në altar

Publikuar më: 13:43 14-12-2018

Një hakmarrje e dhimbshme të cilën me siguri kjo vajzë do ta mbaj mend.

Përmes një portali ajo ka treguar për ditën e saj më të keqe e cila do të duhej të ishte më e bukura.

Disa momente para se të ngjitej në altar e ashtuquajtura Casey mori lajme që do të ndryshonte perspektivën e saj mbi njeriun që donte të martohej dhe marrëdhënien e tyre. Ndërsa ajo po festonte natën e beqarisë me miqtë e saj më të mirë, mori një mesazh nga një numër i panjohur duke i thënë “Unë nuk do të martohesha me të, apo jo?”. Mesazhi ishte i shoqëruar edhe me një foto që tregonin të fejuarin e saj me një grua tjetër dhe bisedat romantike që ata kishin shkëmbyer.

E tradhtuar, nusja shpërtheu në lot dhe miqtë e saj e këshilluan atë të anulonte martesën; megjithatë, ajo kishte një plan më të mirë. Ditën tjetër, ndërsa ajo ecte drejt altarit me fustanin e dasmës dhe telefonin në dorë, u kthye nga të ftuarit , shkoi tek ata dhe iu tha: -“Sot nuk do të ketë një martesë, i fejuari im nuk është personi që mendoja.”

Pastaj filloi të lexonte të gjitha mesazhet që kishte marrë përpara gjithë mysafirëve të saj. Në këto momente, i fejuari doli nga kisha dhe të ftuarit e duartrokitën për guximin, edhe pse ajo nuk kishte martesën që ëndërroi gjithmonë. Por do të mendoni cili ishte fituesi???

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436