INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis sot shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët, ja si ta tërhiqni

Nis sot shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët, ja si ta tërhiqni

Publikuar më: 09:49 17-12-2018

Duke filluar nga dita e sotme do të nisë shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët në masën 5 mijë lekë. Pagesa do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare.

Në një njoftim, Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se për realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi deri në datën 29 dhjetor do të punohet me orar të zgjatur, nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. "Çdo ditë deri në orën 14;00 do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date sipas grafikut të mëposhtëm", thuhet një njoftimin e ISSH.
Ndërkohë pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018, do ju transferohet edhe masa e shpërblimit.

Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.
Për ata që nuk mund ta realizojnë këtë veprim gjatë këtij muaji, ISSH thotë se ata do të mund ta tërheqin këtë shpërblim gjatë muajit janar, në ditën e tërheqjes së pensionit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042650699615479