INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dënua me burg për korrupsion, Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve padi ndaj shtetit shqiptar! Ja çfarë kërkon!

U dënua me burg për korrupsion, Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve padi ndaj shtetit shqiptar! Ja çfarë kërkon!

Publikuar më: 22:59 16-12-2018

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto përmes një padie civile, kërkon të dëmshpërblehet nga shteti për secilën ditë që u mbajt në qeli.

Përkatësisht për periudhën nga 21 shkurti 2017 kur u prangos sipas një masë sigurie të shpallur në mungesë deri në 19 shtator 2018, ditën kur u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Me argumentin se dëshmitari i drejtësisë që e akuzonte po përpiqej të lehtësonte pozitën e tij para drejtësisë, Artur Zoto këmbënguli pafajësinë gjatë 20 muajve proces gjyqësor.

Zoto, i cili para drejtimit të burgjeve ka qenë gjithashtu zyrtar edhe në Policinë e Shtetit u gjykua i veçuar nga pjesa e biznesmenëve që akuzoheshin se ishin favorizuar për të fituar tenderin e ushqimeve në burgje.

Por duke iu referuar dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Iliaz Labi, shkalla e parë e dënoi Zoton me 5 vite burgim. Ky dënim u hodh poshtë nga apeli dhe për rrjedhim Artur Zoto që akuzohej për korrupsion u shpall i pafajshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156