INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohen 75 kg kanabis, arrestohet një 22 vjeçar

Sekuestrohen 75 kg kanabis, arrestohet një 22 vjeçar

Publikuar më: 09:09 28-10-2016

Një 22 vjeçar nga Vlora ka përfunduar në pranga. Uniformat blu të qytetit bregdetar gjatë një aksioni ka sekuestruar 75 kg kanabis dhe arrestoi personin që po e transportonte këtë sasi me mjetin e tij. Sipas të dhënave të policisë, në pranga është vënë 22-vjeçari Kleant Xhaka, lindur në Lushnje dhe banues në Dhërmi.
Policia e Vlorës konstatoi një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë dhe iu është dhënë urdhër dy shtetasve në këtë automjet që të ndalonin, por personat nuk i janë bindur urdhërit, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë.
Gjatë ndjekjes nga policia, dy shtetasit kanë braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi por, policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të Kleant Xhakës në hyrje të pyllit, ndërsa shtetasi tjetër ka mundur të largohet me vrap, duke përfituar nga terreni i vështirë.
Lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766