INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për Luftën e Tretë Botërore? Ja çfarë i bën NATO Rusisë

Gati për Luftën e Tretë Botërore? Ja çfarë i bën NATO Rusisë

Publikuar më: 09:39 28-10-2016

Të ndodhur përpara provokimit të Rusisë, Britania e Madhe shton praninë e forcave ushtarake në Lindje të Europës e po ashtu edhe aleanca ushtarake Nato tregon dhëmbët.

Ky është angazhimi më i madh që nga Lufta e Ftohtë. Britania ka konfirmuar se do të dërgojë në fillim të 2017 avionë në Rumani. Sekretari britanik i mbrojtjes Michael Fallon konfirmoi se në Estoni do të zhvendosen 800 trupa, ndonëse ishin planifikuar 150 të tillë.

Po ashtu NATO ka konfirmuar se Shqipëria, Italia, Polonia dhe Sllovenia do të kontribuojnë në batalionin e udhëhequr nga kanadezët në Letoni.

Lajme të tilla kanë nisur që në kohën kur flota ruse preku ujrat britanike me synimin për të kaluar drejt Sirisë. Por në fakt tensionet mes Moskës dhe Natos kanë nisur që në kohën kur Rusia aneksoi zonën e Krimësë në vitin 2014. E konflikti me Sirinë ka acaruar më tej këto marrëdhënie. Ishte vetë sekretari i Përgjithshëm i Natos Stoltenberg i cili këtë të mërkurë u shpreh se taktikat e Moskës e kanë detyruar organizatën të përgjigjet.
“Rusia ka investuar në pajisje moderne ushtarake. Kanë ndërmarrë veprime në afrësi të kufive të Natos. E kemi parë këtë në Gjeorgji, në Ukrainë me aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Në këto kushte Nato duhet të përgjigjet,” u shpreh Stoltenberg.

Duke parë aeroplanmbajtësen ruse të drejtohet për në Siri në shenjë force përgjatë brigjeve të Europës, ministrat e Mbrojtjes së aleancës synojnë të përmbushin premtimin e korrikut nga udhëheqësit e NATO¬s, për të dërguar forca në shtetet baltike dhe Poloninë lindore, duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë për angazhime të detyrueshme nga Europa për kompletimin e grupeve të gatshme për luftim prej 4.000 ushtarësh. Franca, Danimarka, Italia dhe aleatë të tjerë priten t’u bashkohen 4 grupeve të gatshme për luftim, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Kanadaja, për t’u vendosur në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni, Kërcënimi është edhe më prezent ndërsa dy ditë më parë mediat ndërkombëtare cituan se Rusia ka gati armën bërthamore Satan 2 e aftë të shkatërrojë një shtet të tërë si Franca.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941