INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti një emision për operacionet plastike! Do të dalin të palarat e vipave shqiptarë? Kiara Tito zbulon të vërtetën

Së shpejti një emision për operacionet plastike! Do të dalin të palarat e vipave shqiptarë? Kiara Tito zbulon të vërtetën

Publikuar më: 16:38 18-01-2018

Mesa duket së shpejti do të kemi një emision i cili në fokus të tij do të ketë vetëm operacionet plastike. Ky emision do të drejtohet nga blerja më e re e Tv Klan, Kiara Tito.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë moderatorja. Emisioni i saj dedikuar operacioneve plastike do të nisë në sezonin e ri në Tv Klan. Një format shumë i njohur në mediat e huaja ku shihen shndërrimet e personazheve pas operacioneve plastike.

Por ajo që ka bërë zhurmë mediatike, pas publikimit të këtij lajmi, është pjesëmarrja e vipave shqiptarë. Për këtë gjë është përgjigjur vetë moderatorja.

E ftuar në emisionin e gatimit “Kush vjen për drekë”, Kiara është shprehur: - Nuk do të merremi me VIP-at do të jenë njerëz të thjesht që do të bëjnë transformime në pamjen e jashtme. Nuk do t’i shohim vetëm në sallën e operacionit, por edhe në jetën e tyre të përditshme, do të jetë një “Reality Show”.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773