INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se dinim nga ishte ''zhdukur'', Lori Hoxha kthehet me një mesazh prekës! [FOTO]

Se dinim nga ishte ''zhdukur'', Lori Hoxha kthehet me një mesazh prekës! [FOTO]

Publikuar më: 14:31 19-03-2020

Lori Hoxha prej disa kohësh ishte shkëputur disi nga rrjetet sociale ku nuk postonte prej kohësh asnjë foto apo mesazh. Motra e saj Sara ju tha fansave të saj pak kohë më parë se Lori është duke bërë një pushim të shkurtër, duke shijuar më shumë kohën larg rrjeteve sociale.

Ndërkaq ajo është rikthyer sërish dhe këtë herë me një mesazh shumë të rëndësishëm lidhur me situatën që po përjeton e gjithë bota dhe vendi ynë prej Koronavirusit.

“Nuk mund ta besoj që kjo është jeta në këto momente. Gjërat që i mbajmë si më të thjeshtat si shëndeti apo liria jonë duket se tani kanë më shumë vlerë se asnjëherë. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurtë dhe të ndjekin rregullat, për sigurinë e të gjithë atyre që i duam dhe duam t’i përqafojmë. Distancimi social është çelësi, por të shikoj për herë të parë se si të gjithë lidhen këtu, duke u përpjekur t’i japin dashuri njëri-tjetrit është shumë bukur. Jemi këtu për njëri-tjetrin virtualisht dhe do ja dalim. Qëndroni të sigurtë”, ka shkruar ajo.

Article Logic
Execution time: 0.004148006439209