INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se dimë ç’ka ndodhur, por SKANDALI në Zvicër dhe ndarja nga MOZZIK ndoshta e kanë ndihmuar Loredanën për këtë sukses! [FOTO]

Se dimë ç’ka ndodhur, por SKANDALI në Zvicër dhe ndarja nga MOZZIK ndoshta e kanë ndihmuar Loredanën për këtë sukses! [FOTO]

Publikuar më: 18:04 26-10-2019

Loredana Zefi ka qenë padiskutim një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë shqiptare dhe jo vetëm gjatë këtij viti. Fillimisht shtatzënia dhe lindja e bukuroshes Hana, më pas skandali në Zvicër ku u tha se ajo ka mashtruar një çift zviceran duke u marrë një shumë të madhe parash. Dhe së fundmi një ndër ndarjet më të bujshme ishte pikërisht ndarja e saj nga Mozzik.

Pas shumë e shumë aludimesh, reperja e pranoi publikisht se ajo dhe reperi Kosovar nuk janë më çift dhe tashmë do i përkushtohet muzikës dhe rritjes së vogëlushes Hana.

Ndoshta s’do donim të ishim në vendin e reperes, por këto ngjarje i kanë shërbyer pak për mirë dhe ne po e lidhim me Instagramin e saj.

Gjatë kohës kur ndodhi skandali në Zvicër, Loredana numëronte 1.2-1.3 milion ndjekës në këtë rrjet social, ndërkohë që tani ka kapur një shifër vërtetë të lartë, pikërisht mbi 2.1 milionë të tillë.

ROMEOJULIET.png

ing.png

 

 

Ndoshta s’janë vetëm këto ngjarje të bujshme, por edhe këngët e suksesshme ato që i kanë rritur famen, por me të vërtetë Loredana tashmë është bërë një emër shumë popullor si në vendin tonë, ashtu edhe në Kosovë, Zvicër dhe Gjermani.

Tashmë Enca nuk është më e vetme si VIP-ja shqiptare me më shumë ndjekës në INSTAGRAM.

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539