INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Hoxha emocionon me rrëfimi prekës: Kur babi ndërroi jetë, fajësoja mamin ... [FOTO]

Sara Hoxha emocionon me rrëfimi prekës: Kur babi ndërroi jetë, fajësoja mamin ... [FOTO]

Publikuar më: 23:29 15-10-2018

Para pak javësh Ledion Liço dhe trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Como të Italisë. Së fundmi Sara Hoxha ka dhënë për herë të parë një intervistë e cila është e pazakontë pasi Sarën e ka intervistuar bashkëshorti i saj Ledioni për "Revistawho.com". Gjatë intervistës Sara ka folur edhe për marrëdhënien me babain e ndjerë dhe mamanë e saj.

Ledioni: Përpara se të vazhdojmë me historinë tonë, e nisim nga mami. Si do e përshkruaje marrëdhënien tënde me Vjollcën; si ka ndryshuar ajo pas humbjes së babit, pastaj fakti që është gjyshja e London, pa harruar që ndan biznesin me të, është “Presidentja e Top Medias“?

Sara: Në fillim unë dhe mami im nuk ishim shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Unë isha më tepër vajza e babit, isha më e lidhur me të. Mami ishte tërë kohës aty, e merrja pak për të mirëqënë, ndërsa babit ia ndjeja mungesën, doja ta kënaqja, ta bëja të ndihej krenar. Pastaj kur babi ndërroi jetë, gjërat morën pak për kot. Nuk është se nuk e doja, se unë vdes për mamin tim, por e bëja atë me faj që babi nuk ishte më. Ishte mbase mënyra ime për t’u përballur me humbjen. Për të do të ketë qënë shumë e vështirë kjo pjesë, por kur e mendoj, isha akoma fëmijë kur ai iku.

Pastaj gjërat ndërruan kur u lidha me ty, sepse më shihte si të rritur, më të pavarur, pra kishim një komunikim të ri dhe më pas kur linda London, arrita të kuptoj vërtet se sa shumë ka bërë ajo për mua, për ne. E shihja vetë se sa e vështirë ishte të rrisje një fëmijë, sa përgjegjësi ke dhe i shtoja dhe faktin që babi nuk ishte aty për të, ajo ishte vetëm, vetëm në familje, vetëm në biznes, por si një Super Grua! Mami im është gjithçka.

5-5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019841194152832