INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti baba! Moderatori shqiptar jep lajmin e madh, ja gjinia e fëmijës [FOTO]

Së shpejti baba! Moderatori shqiptar jep lajmin e madh, ja gjinia e fëmijës [FOTO]

Publikuar më: 23:13 15-10-2018

Prezantuesi shqiptar nga Kosova Labinot Gashi-Labi shumë shpejt do të bëhet baba. Ai sot po feston datëlindjen e 39’të.
Në këtë datë në të cilën një vit më parë kurorëzoi martesën me Qendresa Bajramin, ai ka treguar se së shpejti çifti do të bëhen prindër të një vajze.

Shkrimi i plotë i Labit në Facebook:

Në data të rëndësishme si kjo e sotmja, në vecanti për mua, e kujtoj se sa me fat jam duke e falenderuar Zotin, për gjithë këta njerëz të mirë që m’i ka dhuruar.

Përvec ditlindjes, sot me Qëndresen po shënojm një vjetorin e martesës. E kjo ditë na vjen më e ëmbël e më e vecantë se cdo ditë tjetër. Na mbetet edhe pak kohë kur do t’marrim titullin e shenjt prindror, me ardhjen në jetë të vajzës tonë. Për këtë dhuratë të pakrahasueshme dhe gjithcka tjetër, i jam falenderues Qendresës time.

Faleminderit edhe familjeve tona për gjithë dashurinë, respektin e kujdesin që kanë për ne. U përkulemi përjetë.

Faleminderit edhe secilit prej jush që në cfardo forme gjeni kohë e fjalë për të më uruar, përshëndetur e përgëzuar cdo ditë, jo vetëm sot.

Jemi me fat që cdo ditë e gëzojmë bashkë me ju. E fati na prift në të mbarë e ditë edhe më të mira s’bashku.

Labi ju do’!

 

Article Logic
Execution time: 0.0042731761932373