INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Hoxha dhe Ledri Vula po martohen?! Ja postimi që “çmendi” rrjetin!

Sara Hoxha dhe Ledri Vula po martohen?! Ja postimi që “çmendi” rrjetin!

Publikuar më: 20:30 18-11-2021

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.

Bukuroshja që famën e mori pas bashkimit me reperin sot ndiqet dhe pëlqehet nga shumë njerëz.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh realizon biseda me ndjekësit. Madje tashmë ajo ka hapur edhe vlogun e saj në YouTube, ku në videon e fundit iu përgjigj fansave dhe një ndër pyetjeve më shpeshta: “A do bëni dasmë dhe si do e bëni?”.

“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, por nuk e kemi vendosur akoma a do të bëjmë një dasmë shumë të madhe, apo do të bëjmë një dasmë të vogël, private, modeste dhe të thjeshtë, siç dua unë”, është përgjigjur Sara”, u përgjigj Sara. 

E di duket sot ka bërë një postim që ka ngjallur dyshimet se ajo dhe Ledri po bëhen gati për dasmën.

Vlogerja më e re ka postuar foto nga një ambient me fustane nusërie duke mos zbuluar asgjë më shumë, por duke ngritur aludimet se po zgjedh fustanin e saj.

Pra, do të kemi një dasmë së shpejti? Ne jemi në pritje!

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652