INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti në Tiranë, jo vetëm takime zyrtare, Presidentët vrap nga Liqeni, përballje e ftohtë Thaçi-Vuçiç

Samiti në Tiranë, jo vetëm takime zyrtare, Presidentët vrap nga Liqeni, përballje e ftohtë Thaçi-Vuçiç

Publikuar më: 11:16 09-05-2019

Në kryeqytetin shqiptar ka nisur Samiti i Brdo Brijunit, me pjesëmarrës liderët e Ballkanit. 

Samiti organizohet nga Presidenti Ilir Meta, ndërsa Presidentët e vendeve të Ballkanit kanë ardhur në Tiranë që ditën e djeshme në Tiranë.
-Prej qëndrimit dy ditor ata kanë përfituar për të njohur Tiranën dhe për t’u argëtuar, siç është rasti i Presidenti slloven, Barut Pahor. Para se të vishte kostumin zyrtar për takimin, Presidenti slloven ka shfrytëzuar kohën për të bërë vrap nga liqeni. Fotografia është shpërndarë nga ai vetë në rrjetet sociale. Barut Pahor shihet se është në shoqëri të një personi tjetër, i cili është veshur me veshje sportive. Po të njëtin fat nuk e ka pasur truproja i tij, i cili vrapon pas Presidentit me veshje zyrtare. 

nga_instagrami.PNG

-Liqenin sot herët e ka shfrytëzuar edhe Presidenti Ilir Meta. Pak minuta para nisjes së Samitit, në Instragram Meta ka shpërndarë një foto me veshje sportive dhe ka bërë një urim për Ditën e Europës.

ilir_metaaaa.png

-Një detaj tjetër lidhet me takimet e rastit në mbledhjen e Samitit. Gjatë këtij takimi janë ndeshur edhe Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Ata kanë shtrënguar duart në prani të zyrtares së BE-së, Federika Mogerini. Por edhe pse kanë zhvilluar shumë takime mes tyre takimi i sotëm duket disi i ftohtë.

takimi_i_ftohte_thaci-vucic.jpeg

-Episodet me Vuçiç nuk mbarojnë me kaq. Presidenti Ilir Meta së bashku me homologen e Kroacisë dhe atë të Polonisë, Andrzej Duda kanë bërë pritjen zyrtare të liderve. Pas takimit kreu i shtetit serb, ndryshe nga liderët e tjerë, ose iu shmang ose u largua pa mendje, duke mos bërë fotografinë e rastit.

vucic_iken_pa_bere_foto.jpeg

-Para këtyre takimeve, Presidenti serb e ka shfrytëzuar kohën për të takuar Milorad Dodik, liderin e serbëve të Bosnjës e për të konsumuar një kafe me të. Fotografinë e ka hedhur vetë presidenti serb në rrjete sociale ndërsa mediat serbe e quajnë një takim mes vëllezërve në Tiranë.

takim_vellezerish.jpg

Ndërkaq, në Tiranë sot ndodhen presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanović dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Ky samit organizohet nga Presidenti Ilir Meta dhe përkon me Ditën e Europës.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379