INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Plas” pokeri në Lushnje, policia mësyn në 4 pika, tavolinat shtruar me çipsa [VIDEO]

“Plas” pokeri në Lushnje, policia mësyn në 4 pika, tavolinat shtruar me çipsa [VIDEO]

Publikuar më: 11:59 09-05-2019

Vazhdon të luhet kumar në Shqipëri. Këtë e vërteton aksioni më i fundit i policisë së Lushnjes, e cila ka mësyrë në disa pika të lojërave të fatit duke arrestuar një person dhe proceduar penalisht 3 të tjerë në kuadër të operacionit “Gambling”.
Policia goditi 2 raste në qytetin e Lushnjës dhe 2 raste të tjera janë zbuluar në Fier.

“U arrestua në flagrancë shtetasi M.S, 23 vjeç, banues në Lushnje. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 aparatura elektronike të lojrave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara. G.Ç, 44 vjeç, banues në Lushnje.

Në lokalin në pronësi të tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 tavolina pokeri, 12 pako letra bixhozi, 3 njësi kompjuterike, 1 printer, 2 monitor, 2 tableta dhe 1 laptop të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034208297729492