INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta ka këtë këshillë për politikën…

Ilir Meta ka këtë këshillë për politikën…

Publikuar më: 15:26 12-04-2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur mbi domosdoshmërinë e krijimit të një klime të re jo vetëm në politikë por edhe në mjedise të tjera shoqërore. “E kemi të domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, jo vetëm në mjediset universitare e shoqërore, por edhe në ato politike, duke qenë gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht”, ka thënë Meta në një aktivitet në një universitet privat.
Ai kritikoi institucionet për vonesën e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit”. “Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”, u shpreh kreu i shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0033671855926514