INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacion në Elbasan, njëri nga të ndaluarit dyshohet të ketë lidhje me grabitjen në Rinas

Operacion në Elbasan, njëri nga të ndaluarit dyshohet të ketë lidhje me grabitjen në Rinas

Publikuar më: 14:22 12-04-2019

Shtatë persona janë ndaluar në Elbasan, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën dhe sekuestruan 5 kg kokainë. Mes të arrestuarve është edhe një person me inicialet M.H. i cili po hetohet edhe në lidhje me grabitjen në Rinas tre ditë më parë.

Informacionet e para janë kontradiktore, ndërsa në orët në vijim pritet që të sqarohet nëse i ndaluari me inicialet M.H. ka lidhje me super grabitjen e datës 9 prill në mes të ditës në aeroportin ndërkombëtar. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda.

Pas ndalimit ai pritet që të merret në pyetje për të hedhur më shumë dritë. Mes shtatë te ndaluarve janë edhe Aurel Ferra, Skender Pëllumbi, Edmond Bardhi dhe Nushi Salla Pas ngjarjes në Rinas u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë Admir Murataj që cilësohet si organizatori.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393