INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një fitore e protestës së studentëve, në qershor nis pajisja me Kartën e Studentit

Një fitore e protestës së studentëve, në qershor nis pajisja me Kartën e Studentit

Publikuar më: 11:24 20-02-2019

Nisur nga muaji qershor pritet që studentët të nisin pajisjen me kartën e studentit.
Kjo ishte njëra prej 8 kërkesave që studentët i drejtuan qeverisë, gjatë protestës disa javore.
Pajisja e të rinjve me kartën e studentit ju jep atyre mundësi të marrin shërbime falas dhe me kosto financiare të reduktuar.
Sipas projektvendimit të qeverisë, të pasurit e një dokumenti të tillë, do i mundësojë studentëve të shpenzojnë më pak për hyrjet në biblioteka, teatro dhe muze, e po ashtu stadiume, pallate sporti dhe palestra.
Në fushën e shëndetësisë, ata do të përfitojnë kurim falas nëpër spitale, pagim të sigurimeve shëndetësore dhe strehim social.
Po ashtu, ata do të përfitojnë lehtësira financiare në transportin publik, përfshirë edhe atë ajror.
Studentët do të përfitojnë kurse për të mësuar makinë dhe lëshim patentash me çmime të reduktuara.
Lehtësira ka edhe për studentët që janë prindër për të cilët parashikohet regjistrimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte me tarifa të reduktuara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038881301879883